Jo vetëm familjarët, por edhe bizneset e përmbytura do të pajisen me vërtetimin e fatkeqësisë
Të prekurit nga përmbytjet që përfshinë vendin disa javë më parë, do të pajisen me vërtetimin e fatkeqësisë për subjektet. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato në një postim në profilin e saj në Facebook.
Ky vërtetim më parë parashikohej t’u jepej vetëm familjarëve të cilët prekeshin nga përmbytja.
“Falë ndërmjetësimit të zyrës sonë është mundësuar lëshimi i vërtetimit të fatkeqësisë për subjektet, i parashikuar më parë vetëm për familjarët, duke çelur kësisoj nisjen e evidentimit të dëmeve për dhjetëra subjekte të dëmtuara në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Qato.
Dhjetëra sipërmarrës pësuan dëme të mëdha ekonomike në aktivitetet e tyre për shkak të përmbytjeve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.