Jo vetëm taksa 100 % për produktet serbe/Haradinaj bën bilancin: 24 vendimet madhore që realizuam
Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një bilanc të punës së qeverisë së tij. Në listën e vendimeve, Haradinaj përmend ruajtjen e terësisë territoriale të vendit, taksën 100% ndaj produkteve serbe, ligjet e reja në sektorin e mbrojtjes.
Disa nga vendimet madhore që janë realizuar:
- Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit
- Taksa 100% ndaj produkteve serbe
- Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK
- Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes
- Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë
- Zonat ekonomike në Komuna
- Ligji për Investime Strategjike
- Ligji i Pagave
- Ligji i Prishtinës
- Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave
- Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro
- Kosst-i i pavarësuar
- Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës
- Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta
- Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës
- Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë
- Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve
- Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren
- Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe
- Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore
- Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë
- Ligji për ndalimin e lojërave te fatit
- Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme
- Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.