Johnson, për udhëtimet gjatë verës/“Vaksinimi i plotë, e vetmja mundësi e hapjes së kufijve për britanikët”
Britanikëve që kanë marrë të dy dozat e vaksinës së koronavirusit do t’u jepet liri shtesë për të udhëtuar në botë, sipas kryeministrit Boris Johnson, ndërkohë që Britania përgatitet të caktojë rregulla të reja për udhëtimet jashtë vendit.
Zyrtarët britanikë kanë vlerësuar lejimin e njerëzve që janë vaksinuar plotësisht për t’u rikthyer në angli pa patur nevojën e karantinës 10-ditore, pas vizitës së destiancioneve me rrezik të mesëm. Johnson sinjalizoi se qeveria do vazhdojë me planin. “E vetmja mundësi që kemi tani është hapja e kufijëve përmes 2 dozave”- tha Johnson.
Irlanda e Veriut lajmëroi gjithashtu ndryshime të vetat, duke shtuar territore të reja në listën e gelbër, përfshirë ishujt baleari të Spanjës, Barbados, Bermuda dhe Maltën. Politikat e udhëtimeve zakonisht janë të ngjashme në 4 vendet e Mbretërisë së Bashkuar. Ishujt Kajman dhe Madeira u shtuan gjithashtu tek lista e udhëtimeve të Irlands së Veriut, që nuk kanë nevojë për karantinë në kthim.
Mbi 60% e të rriturve në Britani kanë marrë dozën e dytë të vaksinave, duke rritur kërkesat drejt qeverisë që të lehtësojë masat e udhëtimit jashtë vendit, për të ndihmuar industrinë që është goditur rëndë nga pandemia.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.