Johnson rrezikon marrëdhëniet me Putin: Rusia po merret me të tëra llojet e të këqijave
Ministri i Jashtëm i Britanisë Boris Johnson e ka akuzuar Kremlinin se po minon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se është i angazhuar në luftën kibernetike.
Duke folur para vizitës në Moskë, ai u shpreh se Rusia duhet të ndalojë menjëherë ndërhyrjet e papranueshme, nëse dëshiron të ketë ndonjë shans për marrëdhënie të reja me perëndimin.
I ndodhur në Bruksel për një takim të ministrave europianë të jashtëm dhe të mbrojtjes, Johnson tha: “Le të jemi të qartë, Rusia po merret me të tëra llojet e të këqijave”.
“Ata janë të angazhuar në luftën kibernetike dhe po minojnë konflikte në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju e patë çfarë ndodhi në Malin e Zi. Për të mos përmendur ato çfarë kanë ndodhur në Ukrainën lindore”, u shpreh Boris Johnson.
Ministri i Jashtëm britanik vijoi duke thënë se kjo sjellje është e papranueshme dhe se duhet të ndryshojë nëse duan që t’u zihet më besë.
Por gjithashtu ministri tha se askush në Europë apo në SHBA nuk do të rikthehet në kohërat e Luftës së Ftohtë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.