Johnson shpreh keqardhje për Valneva – I zhgënjyer që vaksina nuk u miratua dhe qeveria anulloi kontratën
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha se është i zhgënjyer që vaksina ndaj Covid-19 e Valneva nuk mori miratim në Britani, 2 muaj pasi qeveria anulloi një marrëveshje të furnizimit me vlerë 1.4 miliardë euro për vaksinën. Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid ka thënë se konsdieratat tregtare kanë ndikuar tek vendimi, por shtoi se ishte e qartë se vaksina e Valneva nuk do miratohej në Britani. Valneva deklaroi se shpresonet për miratim deri në fund të vitit dhe se po punonte me Agjencinë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.
Agjencia bëri të ditur se Valneva kishte nisur një vlerësim për vaksinën, që ndodhej në studim e sipër. “Për shkak të konfidencialitetit tregtar ne nuk kemi mundësi të ofrojmë detaje për vlerësimin”- tha një zëdhënës i agjencisë. Johnson tha në parlament se u ndje i zhgënjyer që nuk i’u dha një miratim vaksinës së Valneva, ashtu si ç’shpresohej. “Ajo që po bëjmë është investimi masiv në kapacitetin e vaksinës në vend, në mënyrë që të jemi të përgatitur për pandeminë e ardhshme dhe shpresoj shumë që Valneva të jetë pjesë e kësaj”- tha ai.
Përpara se të anulonte marrëveshjen në Shtator, Britania kishte siguruar opsione për qindra miliona doza të vaksinës. Valneva kishte siguruar gjithashtu një marrëveshje prej 60 milionë doza me Komisionin Europian. “Na vjen keq për vendimin nga Qeveria britanike për të anuluar kontratën e furnizimit me ne, dhe shpresojnë që qeveria do synojë një zgjidhje miqësore”- deklaroi Valneva.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.