Jonila Godole në “Argument”: Zgjedhjet evropiane rikonfirmuan forcat pro BE-së, gjë e mirë për Shqipërinë
E ftuar në emisionin ‘Argument’ këtë të hënë, për të folur mbi zgjedhjet evropiane dhe impaktin që ato do kenë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, Jonila Godole, drejtuese e IDMBC është shprehur se rezultati i deri tanishëm i zgjedhjeve evropiane rikonfirmoi forcat pro evropiane dhe pro zgjerimit të mëtejshëm të Evropës si forca të para. “Kjo është një gjë e mirë dhe pozitive për Shqipërinë.”, u shpreh Godole. Gjë tjetër e mirë këto zgjedhje sipas Godoles është forcimi i partive të gjelbërta, sidomos në Gjermani dhe Finlandë, ku këto forca kanë fituar pëlqimin e grupmoshave të reja. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.