JP Morgan zhvendos qindra vende pune nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të Brexit
Qindra bankierë që punojnë për JP Morgan në qytetin e Londrës do të zhvendosen në Dublin, Frankfurt dhe Luksemburg.
Duke përcaktuar për herë të parë vendndodhjet të cilat do të ishin më me përfitim pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, një nga drejtuesit më të lartë të bankës amerikane tregoi se pozicione të tjera do të ndjekin këtë lëvizje sapo rezultati i negociatave të njihet.
“Ne do të përdorim tre bankat që tashmë i kemi në Europë si spirancë për operacionet tona” tha Daniel Pinto, kreu i bankës investuese JP Morgan.
“Do të lëvizim qindra njerëz në një afat të shkurtër kohor që të jenë gati për ditën e parë kur negociatat të përfundojnë dhe pastaj do të shikojmë për numra më afatgjatë.”
Vërejtjet e tij erdhën si pasojë e fokusimit të Standard Chartered në tregjet në zhvillim edhe pse është e listuar në londër, është në bisedime e sipër me rregullatorët në Frankfurt për ngritjen e një filiali në Gjermani.
Jose Vinals, kryetari i ri i Stadard Chartered, tha se banka tashmë kishte një degë në qytetin gjerman. “Ne jemi duke kërkuar ngritjen e një filiali në BE për të siguruar që jemi të përgatitur” tha ai për AGM
Edhe Deutsche bank është shprehur se 4000 vende pune nga 9000 punëtorë në total që janë në Mbretërinë e Bashkuar do të zhvendosen në Frankfurt dhe vende të tjera të BE për shkak të pasigurisë në lidhje me marrëdhëniet e Britanisë me pjesën tjetër të bllokut.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.