Juventus, Buffon: Tripleta, asgjë e pamundur
Kapiteni i Juventusit, Gigi Buffon ka folur për mundësinë për të fituar kampionatin, kupën e Italisë dhe Champions League-ën.
Në një intervistë për mediat italiane para takimit me Milan e Torinon e më pas në Ligën e Kampionëve me Porton, portieri Buffon u shpreh:
“Tripleta është një fjalë e vështirë dhe e mundimshme për t’u shqiptuar. Mendoj se duhet të mendojmë për gjëra të mëdha, sepse kur je Juventus duhet të sillesh si një klub i madh. Por gjithashtu duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të ëndërrojmë duke qenë të përulur. Në këtë mënyrë asgjë nuk është e pamundur. Nuk do të jetë një zhgënjim nëse nuk e fitojmë dot tripletën, por gjithsesi duhet të provojmë. Një herë mund të shkojë mirë, një herë tjetër jo”, tha Buffon.
Ndërkohë morali tek ekipi duket se është shumë i lartë, pasi ekipi ka darkuar së bashku.
“Darka e paguar. Tani është koha të jemi më të karikuar për 3 objektivat sezonalë”, ka shkruajtur Bonucci në Instagram.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.