“Ka nisur vala e katërt e pandemisë”. E konfirmon instituti gjerman ‘Robert Koch’
“Ka nisur vala e katërt e pandemisë”. Ka qenë kjo deklarata e Lothar Wieler, presidentit të institutit të shëndetit publik gjerman ‘Robert Koch institut’ në një videokonferencë me ministrin përgjegjës për 16 landet gjermane.
Por një vendim se si do të veprohet do të merret vetëm me 10 gusht, kur do të mbahet konferenca mes kancelares Merkel dhe ministrave-presidentë të landeve. Në këtë takim do të vendoset se cilat janë masat që do të ndërmerren.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.