Kadare nominohet për çmimin e BERZH-it për Letërsinë
Shkrimtari Ismail Kadare është nominuar për çmimin e BERZH-it për Letërsinë me vlerë 20 mijë euro. Çmimi i akorduar nga Këshilli Britanik dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka zbuluar listën e tij të parë duke përfshirë titujt nga Turqia, Kroacia, Rusia, Shqipëria dhe Libani.
Nisur në vitin 2017, çmimi do t’i jepet punës më të mirë letrare të vitit, vepër e cila është përkthyer në anglisht, botuar në Angli dhe në 37 gjuhët e vendeve në të cilat BERZH operon.
Gjashtë titujt e përfshirë në listën e shkurtër janë E gjithë bota është një skenë nga Boris Akunin (përkthyer nga Andreë Bromfield nga rusishtja, Ëeidenfeld & Nicolson), Belladonna nga Daša Drndic (përkthyer nga Celia Haëkesëorth nga kroatishtja, Maclehose/Quercus), Kamarja e turpit nga Ismail Kadare (përkthyer nga John Hodgson nga shqipja, Penguin), Flokëkuqja nga Orhan Pamuk (përkthyer nga Ekin Oklap nga turqishtja, Faber & Faber), Stamboll Stamboll nga Burhan Sönmez (përkthyer nga Umit Hussein nga turqishtja, Telegram Books) dhe Maryam: Mbajtësja e historive nga Alaëiya Sobh (përkthyer nga Nirvana Tanoukhi nga arabishtja, Seagull Books).
Juria kryesohet nga gazetarja dhe spikerja Rosie Goldsmith, shoqëruar nga historiani Peter Frankopan, poeti Gabriel Gbadamosi si dhe shkrimtari e producenti Lucy Hannah.
Çmimi i parë prej 20 000 eurosh do të ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit fitues dhe përkthyesit. Ndërkohë, vendi i dytë dhe i tretë sëbahsku me përkthyesit e tyre do të marrin një çmim prej 1,000 euro secili. Tre librat finalistë do të shpallen në fillim të marsit 2018.
Fituesi do të shpallet në Londër në një ceremoni shpërblimi në selinë e BERZH-it në “One Exchange Square, më 10 prill 2018, në prag të Panairit të Librit në Londër. Ndërkohë, më 11 prill në Panairin e Librit në Londër do të mbahet edhe një eveniment mbi librat nga vendet baltike, një nga rajonet ku BERZH-i operon.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.