Kafeja ‘lëvizëse’ – Ja risia më e fundit e start up-eve në fushën e bareve dhe lokaleve
Me biçikletë, Vespa, makina Ape (në versionet e ngritura, tokësore ose elektrike) apo në legjendën Bulli Volkswagen, tani e tutje, kafeja ekspres mund të shijohet kudo pranë këtyre mjeteve të personalizuara të transportit përgjatë Gadishullit.
Ky është biznesi i ri Street Coffee e nisur nga Vergnano i cili ofron një shërbim dorëzimi për automjete me dy rrota të shndërruar në një kafene të lëvizshme. Oferta, adresuar baristave ose atyre me licencë administrimi të ushqimit, parashikon blerjen me çmime më të lira se lokalet fizike (kostot e vendosjes nga 1000-1500 euro për metër katror) të një njësie të transportueshme ku të shërbejnë një kafe si në bar. Në secilin automjet janë në të vërtetë montuar makina ekspres dhe grinders, të cilat përdorin sistemin elektrik dhe hidrik ose mund të funksionojnë në mënyrë autonome me rezervuare dhe gjenerator.
Kostoja e një pajisjeje ndryshon nga 6500 euro për biçikletën në 35,000 euro për versionin e makinave Ape. Por mund të kurseni nëse automjetin e dispononi ju. Me qëllim të ekonomisë rrethore, Vergnano po shndërrohet në një atelier duke ofruar këshilla ekspertësh për të rimodeluar automjetet e vjetra apo të epokës.
Projekti i lindur gjatë karantinës
Bllokimi që e detyroi horecën të ndalonte për më shumë se dy muaj ndikoi natyrshëm në llogaritë e kompanisë Chieri. Shifrat e xhiros për muajt janar-maj 2020 shënojnë një -20% në krahasim me vitin 2019, që është e vështirë të rikuperohet gjatë vitit. Për këtë arsye, Carolina Vergnano, menaxherja ndërkombëtare e grupit që ka 150 kafene të markës në botë, ka vendosur të nisë një projekt të ri që plotëson më mirë nevojat e sektorit pas pandemisë: “Në këto ditë karantine pyetëm veten se cilat janë efektet e këtij momenti historik në sektorin e barit. Ne mendojmë se konceptet e hapësirës dhe kohës kanë ndryshuar thellësisht, se edhe ideja e një lokali duhet të rimendohet në lidhje me mjedisin përreth. Ishte e nevojshme të mendohej për një zgjidhje për t’u ofruar banakëve dhe klientëve që mund të ishin fleksibël, dinamikë dhe në të njëjtën kohë ikonik dhe inovativ. Projekti Street Cafe Vergnano është pikërisht ky për ne, është koncepti ynë i lokalit të së ardhmes ”.
Prototipi i start-upit Makr Shakr shkon në të njëjtin drejtim dhe së shpejti do të pajisë robotin e tij Toni me krahë mekanikë për të bërë kafe, si dhe kokteje, për t’u konsumuar gjithnjë e më shumë në këmbë dhe në lëvizje.(ilsole24ore)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.