Kalim i paligjshëm i kufirit kundrejt fitimit – Policia sekuestron 1 automjet dhe arreston 1 shtetas
Policia e Shtetit njofton se nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Sipas njoftimit shtetasi A. V. u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjetin tip “Chevrolet”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.
Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.