Kalimi i pronësisë së mjetit – Gonxhe shpjegon procedurat e reja: Shërbimi edhe në sportelet e transportit rrugor
Krahas noterëve, kalimi i pronësisë së automjetit tashmë mund të kryhet edhe në sportelet e Drejtorive të Transportit Rrugor.
Në një prononcim për SCAN, drejtori i Përgjithshëm Blendi Gonxhe shpjegon në detaje funksionimin e këtij shërbimi të ri, ndërsa thekson se Kontrata e Kalimit të Pronësisë që përpilohet në këtë rast nuk merr përsipër garanci për kreditorë ose marrëdhënie kushtëzuese, rezerva ligjore apo barra pasurore.
Shërbimi mund të prenotohet edhe online, duke evituar pritjen në radhë.
Shërbimi i kalimit të pronësisë së mjetit në sportelet e drejtorive të transportit rrugor kushton 1400 lekë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.