Kallëzimet për vjedhje pronash – Vlora në vend të parë, në vitin 2017 mbi 400 hetime
Në këtë qytet janë zhvilluar në shumë se 400 hetime për vjedhje pronash, ndërkohë që në gjithë territorin raportohet se janë hetuar më shumë se 900 raste vjedhje pronash.
Vjedhja e tokave në bregdet ka shënuar edhe numrin më të lartë të hetimeve të nisura nga prokuroritë në gjithë territorin e vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Prokuroria, gjatë vitit 2017 numri më i madh i hetimeve është përqendruar në zonën e Vlorës. Në këtë qytet janë zhvilluar në shumë se 400 hetime për vjedhje pronash, ndërkohë që në gjithë territorin raportohet se janë hetuar më shumë se 900 raste vjedhje pronash.
Qytet tjetër më numër të lartë hetimesh për vjedhje pronash është Gjirokastra, ku raportohen 332 rate të hetuara.
Problematika e vjedhjes masive të tokave ka detyruar institucionet e pronës në vend të nisin verifikimin e mbi 30 mijë parcela në zonat bregdetare. Skema të mirëfillta të vjedhjes së tokave janë evidentuar tashmë në disa qytete, ku përmes falsifikimeve janë ndarë si toka bujqësore sipërfaqet me rërë të plazheve, brezat pyjorë, ashtu si dhe sipërfaqe në pronësi të shtetit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.