Kalon mocioni i opozitës, bie Qeveria Mustafa
Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë ku të pranishëm ishin 115 deputetë, nga ta 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan.
Gjatë seancës së sotme, deputetët pas një debati të gjatë kanë vendosur përmes votimit të tyre në lidhje me mocionin e opozitës për mosbesimin e Qeverisë.
Mocioni nuk do të kalonte po mos të kishte votat e deputetëve të PDK-së. Seanca gjatë ditës së sotme është shoqëruar me akuza mes deputetëve të koalicionit PDK – LDK.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.