Kampet verore, Veliaj: Do vijojmë me hapjen e qendrave të reja sociale
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizata vullnetare, ka organizuar për herë të parë në një qendër sociale shtetërore, një kamp veror për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa vizitoi këtë kamp pranë liqenit artificial, garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë pranë njerëzve në nevojë, duke kontribuar përmes skemave të ndryshme në kapërcimin e situatave të vështira. Kryebashkiaku deklaroi se institucioni që ai drejton do të vijojë me hapjen e qendrave të reja sociale në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar përmes ndihmave të ndryshme apo punës vullnetare për funksionimin e qendrave sociale gjatë gjithë vitit. Kampit veror i janë bashkuar edhe shtatë vullnetarë të huaj nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë akomoduar pranë Qendrës Sociale Multidisiplinare. 4 është numri i qendrave sociale në Bashkinë e Tiranës, ku fëmijëve të fëmijëve në nevojë u ofrohen shërbime të ndryshme, ushqim dhe argëtim.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.