Kancelari austriak mbledh kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, më 19 nëntor
Kancelari austriak Sebastian Kurz ka ftuar kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për një takim pune të hënën, më 19 nëntor në Vjenë.
Në takim pritet të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë
Në takim do të marrin pjesë edhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn, si dhe Komisioneri për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale Mariya Gabriel.
Nuk ka detaje të tjera të përfshira në njoftimin e botuar në Vjenë, shkruan B92.
Kurz, vendi i të cilit aktualisht kryeson BE, kohët e fundit vizitoi Beogradin dhe Prishtinën, ku ai kërkoi vazhdimin e dialogut dhe tha se pa një marrëveshje, nuk do të kishte pranim në BE.
Përveç kësaj, Kurz vuri në dukje se pozita e Austrisë, por edhe e shumicës së BE-së, është që të gjitha zgjidhjet që rrjedhin nga dialogu duhet të mbështeten.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.