Kancelaria Merkel për situatën e koronavirusit në Gjermani: 70% e popullsisë mund të preken
Kancelaria gjermane Angela Merkel i dha një parashikim të rëndë Parlamentit të martën, duke u thënë anëtarëve se 60% deri në 70% të popullsisë gjermane mund të kontraktojnë koronavirusin, sipas Bild.
Gazeta gjermane raportoi se kur Merkel tha statistikën në mbledhjen parlamentare, dhoma ra në heshtje.
Gjermania ka më shumë se 1.400 raste të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, me dy vdekje të konfirmuara.
Merkel vazhdoi t’u tregojë ligjvënësve se më shumë ngjarje dhe tubime të mëdha mund të anullohen, në varësi të ashpërsisë së shpërthimit.
Shtyrja e procedurave parlamentare është gjithashtu një mundësi, tha Merkel.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.