Kandidati kryesor i opozitës për president vdes nga Covid-19 ditën e votimit
Guy-Brice Parfait Kolélas, kandidat kryesor i opozit për president në Kongo-Brazzavile ndërroi jetë në avion duke shkuar drejt Francës për mjekim. Disa orë më parë 61-vjeçari ishte shfaqur në një video të shpërndarë në mediat sociale, ku hoqi maskën e oksigjenit dhe u tha mbështetësve të tij se ai ishte “duke luftuar vdekjen”
Z.Kolélas, i cili ishte diabetik, ishte një nga gjashtë kandidatët që garuan kundër Presidentit Denis Sassou Nguesso, 77, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1979, përveç një periudhe pesë-vjeçare pas humbjes së zgjedhjeve në 1992.
Kongo-Brazzavile ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 9,000 raste të vdekjeve nga Covid-19. Vendi ka vendosur një shtetrrethim gjatë natës në dy qytetet kryesore të Brazzaville dhe Pointe-Noire dhe mbylli kufijtë e tij për shkak të pandemisë. Sidoqoftë, tubimet e fushatës u lejuan, me njerëz që respektonin distancën shoqërore ose mbanin maska. Z. Kolélas kishte munguar në fushatën e tij të fundit ditën e premte pasi tha një ditë më parë se kishte frikë se kishte malarje, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
Pas shtrimit në një spital privat në kryeqytetin, Brazzaville, u konfirmua se kishte Covid-19. Duke folur në frëngjisht nga shtrati i tij në spital, Z. Kolélas tha: “Bashkatdhetarët e mi të dashur, unë jam në telashe. Unë jam duke luftuar vdekjen. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të ngriheni dhe të votoni për ndryshimin”.
Grupi mbikëqyrës NetBlocks raportoi se interneti ishte mbyllur përpara votimit të së Dielës. Partia më e madhe e opozitës, Bashkimi Pan-Afrikan për Demokracinë Sociale (UPADS), po bojkoton zgjedhjet, duke thënë se ka frikë se sondazhi mund të ndajë kombin. (BBC)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.