Kandidatura/ Kush mund të jetë kreu i ri i Autoritetit Rrugor Shqiptar (Emri)
Ish drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero është një prej kandidaturave kryesore për të drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar duke pësuar në detyrë drejtuesen e dorëhequr, Sonila Qato. Kjo konfirmohet jozyrtarisht për SCAN nga burime pranë Këshillit të Ministrave.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse kjo kandidaturë do të zyrtarizohet edhe më vendim nga Këshilli i Ministrave.
Vjero ka eksperiencë të mëparshme në drejtim, ku veç drejtimit të Tatimeve ka qenë më herët edhe drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.