Kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, kryeministri: Arsyeja se pse propozuam ish ministrin e Financave Ridvan Bode!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht duke shpjeguar se pse qeveria ka propozuar si kandidaturë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ish ministrin e Financave Ridvan Bode.
Në një komunikim të rrjetin social “Facebook” kryeministri tha se përzgjedhja e ish ministrit të Financave është bërë mbi kriterin e profesionalizmit. “Banka e Shqipërisë nuk është as e partive dhe nuk ka flamur tjetër veç atij të interesave kombëtare. Historikisht ka qenë kështu. Si për një çudi të madhe në fakt që e ka bërë Bankën Qendrore të vetmin institucion të këtij vendi ku mortja e politikës qorre të dasisë ekstreme partiake, ska bërë dot asnjë shkatërrim në vite. Pra të jesh i propozuar për të kontribuar në bordin e Bankës së Shqipërisë nuk mund të jesh as tradhëtar e as shërbëtor partie por duhet të jesh profesionist” tha kryeministri.
Me propozimin e Bodes, kryeministri tha se është zgjedhur që t’i shërbehet vendit dhe jo interesave partiake.
PERGJIGJA IME
Posted by Edi Rama on Sunday, November 25, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.