Kanye West shpall kandidaturën për President të Amerikës. Elon Musk jep menjëherë pëlqimin e tij
Viti 2020 është i mbushur plot surpriza dhe duket se ato nuk kanë të ndalur. Reperi Kanye Ëest ka deklaruar së fundmi kandidaturën e tij për presidentin amerikan.
Sfiduesi i pazakontë i Donald Trump – për të cilin ai ka qenë një mbështetës i zjarrtë- dhe i Joe Biden, zgjodhën ditën e pavarësisë amerikane për të bërë njoftimin e befasishëm në Tëitter, duke shkaktuar një stuhi të mediave sociale.
“Tani duhet ta realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë,” shkroi Ëest. “Unë jam duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara.”
Postimi u shoqërua nga një flamur yje dhe vija, një pikëçuditëse dhe “# 2020VISION”. Gruaja e tij, Kim Kardashian West, u përgjigj në tëeet me një flamur amerikan.
Nuk është ende e qartë nëse 43-vjeçari ka paraqitur ndonjë dokument zyrtar për t’u paraqitur në fletët e votimit të zgjedhjeve shtetërore. Afati i fundit për të shtuar kandidatët e pavarur në fletëvotim nuk ka kaluar ende në shumë shtete.
Dhe West, fitues i 21 çmimeve Grammy, mori një miratim të menjëhershëm nga Elon Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla dhe një tjetër njeri i famshëm i njohur për shpërthime ekscentrike, i cili shkroi në përgjigje: “Ju keni mbështetjen time të plotë!”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.