Kaos me shoferët që kanë ngecur në Dover. Mbi 10,000 kamionë të bllokuar, pasi Franca mbylli kufirin me Anglinë
Shoferët e kamionëve janë përplasur me policinë duke protestuar në portin e Doverit në Angli, ndërkohë që bllokada franceze për të përmbajtur variantin e ri të koronavirusit, ka lënë mijëra njerëz pezull përpara Krishtlindjeve. Parisi dhe Londra ranë dakord që shoferët me test negativ të mund të hypin në target për në Kalais, pasi pjesa më e madhe e botës i mbylli dyert Britanisë për të përmbajtur virusin me mutacion. Autoritetet britanike thanë se ushtria do nisë testimin e shoferëve, por paralajmëruan se do kërkojë shumë kohë, duke bllokuar arterien kryesore tregtare për ushqim, pak ditë para Krishtlindjeve.
Rreshta gjigantë të kamionëve kanë ngecur në autostradë drejt Eurotunelit dhe portin e Doverit, ndërsa të tjerë janë parkuar në një ish-aeroport. Në portin e Doverit ka pasur përplasje me policinë, pasi shoferët shqetësohen se nuk do të mbërrijnë në shtëpi për Krishtlindje. Vlerësohet se thuajse 10,000 kamionë kanë ngecur në Dover dhe situate është kaotike pasi sistemet e testimit nuk janë ende gati. Shumë prej tyre ndodheshin në vend për të furnizuar kompanitë me mallra, që po magazinojnë përpara daljes së Britanisë më 31 Dhjetor.
Shoferët do të marrin një test të shpejtë të Covid-19. Kushdo që del pozitiv do të bëjë një tjetër test PCR, që kërkon më shumë për të nxjerrë rezultatin, dhe nëse del përsëri pozitiv, do të izolohet në hotel. Shumica janë shoferë europianë, të ngecur me kamionët e tyre dhe pa akses në ushqim të ngrohtë apo tualete.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.