Kapen para false në Lezhë-Furnizoi makinën me karburant, denoncohet 52 vjeçari
Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, Policia njofton se gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave “.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.