Kapet me kanabis çokollatë, arrestohet 20 vjeçari! Një tjetër procedohet sepse në celular iu gjet një faqe bastesh
Në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale, Policia e Shtetit njofton arrestimin në flagrancë të një 20 vjeçari dhe ndjekjen në gjendje të lirë për një tjetër.
“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Shkodër, në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale dhe informacionit të marrë në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.
Forcat policore kanë ushtruar kontroll në ambjentet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, pikërisht tek pjesa e banakut, në raftin e pijeve është gjetur një qese me material në formë cokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gr. dhe një peshore elektronike, për të cilën është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur, si dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale” njofton Policia.
Gjithashtu, gjatë veprimeve të mëtejshme, shtetasit K. G., 25 vjeç, banues në Shkodër, i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe ëeb-i, e dyshuar si faqe sportive për lloto, i cili ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.