Kapet sërish mish me salmonelë nga Brazili – AKU bllokon ngarkesën me 27 ton
Një tjetër ngarkesë me mish që vinte nga Brazili është bllokuar për shkak të prezencës së salmonelës. Pas rastit të fillimit të Korrikut kur u bllokuan 50.2 ton mish, kësaj radhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi bllokimin e një konteineri me peshë 27 ton.
Ngarkesa u ndalua në Durrës nga trupat inspektuese të drejtorisë rajonale të AKU në këtë qytet, pasi pas analizimit të mostrave kanë rezultuar me prezencë salmonele. Sa më sipër, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.
Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.