Karantina e fundit godet Air-France-KLM / Grupi ajror pëson humbje me 7.1 mld euro në 2020. Rimëkëmbja, e largët
Masat e reja të karantinës së Covid-19 kanë rënduar situatën e Air France-KLM, sipas një paralajmërimi të linjës ajrore, pasi shënoi një humbje neto me 7.1 miliardë euro për vitin 2020 dhe shtyu objektivin afat-mesëm të përfitueshmërisë. Grupi ajror pret që të fluturojë vetëm 40% të kapacitetit të para krizës nga Janari në Mars, ndërkohë që masat më të ashpra në Francë dhe përtej, do zgjerojnë humbjet nga 407 milionë euro të ardhura negative përpara interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit (EBITDA), që u regjistrua në tremujorin e katërt.
Viti i kaluar ka testuar grupin Air France me krizën më të keqe të përjetuar ndonjëherë nga industria e transportit ajror, sipas ekzekutivit Ben Smith.
Përkeqësimi i perspektivës së udhëtimeve kërcënon sezonin kritik të Verës në Europë dhe bëjë që shumë linja ajrore të kërkojnë ndihma të mëtejshme financiare.
Air Francë mori 10.4 miliardë euro në kredi dhe garanci nga shteti francez dhe Hollanda, dhe po negocion kushtet për një rikapitalizim shtetëror, me rregullatorët e Bashkimit Evropian. Biznesi i Air France regjistroi një humbje operacionale prej 989 milionë euro në tremujorin e katërt, më shumë se 6 herë më e madhe se e linjës hollandeze KLM, pjesë e grupit, që regjistroi rënie me 152 milionë euro. Pabarazia në performancë ka rritur tensionet edhe në të shkuarën mes linjave ajrore franko-holandeze dhe qeverive që janë aksionare.
Air-France-KLM ka shkurtuar fuqinë punëtore me 10%, apo me 8,700 pozicione full time në vitin 2020 dhe pret që të heqë 6,000 të tjerë në vitet e ardhshme.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.