Kardhiq-Delvinë, hidhet asfalti në kilometrin e parë. ARRSH informon për ecurinë e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon për ecurinë e punimeve në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, Loti 4. Sipas ARRSH-së, punimet në objektin “Ndërtim Rruga Kardhiq-Delvinë” Loti 4 vijojnë me ritme të larta, ku aktualisht ka përfunduar shtresa e asfaltit në kilometrin e parë dhe ura me gjatësi 60 metra.
“Gjithashtu janë drejt përfundimit punimet e gërmimit si dhe të veprave të vogla të artit. Në urën tjetër kanë përfunduar punimet e nënstrukturës dhe vazhdon puna për prodhimin e trarëve” njofton ARRSH ndërsa publikon edhe fotot përkatëse nga punimet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.