Ke modifikon buxhetin për Shqipërinë – Draft-amendament që kanalizon 115 milion euro për rindërtimin
Në draft-amendamentin e buxhetit europian të vitit 2020, që mban datën 22 prill 2020, vihet re edhe një shtesë për Shqipërinë, e premtuar që në konferencën e donatorëve të 17 shkurtit. Bëhet fjalë për 100 milionë euro që propozohet t`i jepen Shqipërisë si mbështetje për përpjekjet e rindërtimit.
Një tjetër shumë prej 15 milionë eurosh, e premtuar menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, do t`i jepet vendit tonë por nga buxheti i vitit të ardhshëm. Nga buxheti i vitit 2020 ndërkohë, premtohet edhe një 15 milionë eurosh tjetër shtesë për të mbuluar kostot e rindërtimit, por që do të jepet në formën e fondeve IPA.
Ky draft-amendim i buxhetit të vitit 2020 të Komisionit Europian ka ardhur në të njëjtën ditë me propozimin për asistencë makro-financiare për Shqipërinë në vlerën e 180 milionë eurove, në kuadër të përballimit të krizës së shkaktuar nga Covid-19. Në total, për të gjithë Ballkanin Perëndimor do të jepet një hua prej 750 milionë eurosh. Rreth dy javë më parë ndërkohë, ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar që njoftonte një instrument financimi prej rreth 170 milionë eurosh për vendin tonë në kuadër të krizës aktuale.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.