Këmbimi valutor/ Dobësohet leku – Monedhat e huaja në rritje
Dita e enjte ka pasur luhatje në tregun valutor duke shkaktuar një zhvlerësim të lehtë të monedhës vendase.
Paundi britanik është rritur nga dita e djeshme me 0.5 lekë duke arritur kështu kuotën e 142.5 lekëve. Sterlina vazhdon të ketë ulje-ngritje ndikuar nga tensionet e marrëveshjes Brexit.
Dollari dhe monedha e eurozonës gjithashtu kanë pësuar një rritje të lehtë me 0.2 pikë duke arritur kështu përkatësisht në kuotën e 110.2 lekëve dhe 123.6 lekëve.
Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare, Franga zvicerane është rritur me 0.5 lekë duke kapur kuotën e 108.2 lekëve. Dollari Australian dhe ai kanadez po ashtu kanë pësuar rritje dhe kanë arritur në kuotën e 77.6 dhe 82 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.