Këmbimi valutor: Euro e qëndrueshme në 133.50 lekë, dollari amerikan në rënie
Gjatë ditës së sotme euro vazhdon qëndrueshëm e stabilizuar, ku blihet me 133.50 lekë dhe shitet me 134.20 lekë. Duket se mund të ketë lehtësisht rënie drejt nivelit të 133.30 lekë gjatë kësaj jave, euro kundrejt lekut.
Përsa i përket dollarit amerikan është në rënie gjatë ditës së sotme ku blihet me 113.70 dhe shitet me 114.50 lekë.
Edhe pse gjatë ditës së premte dollari amerikan shënoi një rritje, gjatë kësaj jave parashikohet një rënie e dollarit amerikan.
Ndërkohë në këto momente paundi britanik blihet me 149.30 lekë dhe shitet me 150.20 lekë.
Përsa i përket dollarit australian, blihet me 88.20 lekë dhe shitet me 89.00 lekë, një nga monedhat më të nënvlerësuara.
Gjatë kësaj periudhe, dollari Australian dhe jeni japonezë janë monedhat më të nënvlerësuara.
Ndërkohë dollari kanadez blihet me 90.50 lekë dhe shitet me 91.40 lekë.
Franga zvicerane blihet me 116.20 lekë dhe shitet me 117.00 lekë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.