Këmbimi valutor/ Leku zhvlerëson Euron dhe Paundin – Dollari i qëndrueshëm
Fundi i javës ka treguar paqëndrueshmëri në tregun e këmbimit valutor.
Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, monedha e eurozonës dhe Paundi Britanik kanë rënë gjatë ditës së sotme. Euro ka kapur kuotën e 123 lekëve duke rënë me 0.6 pikë.
Sterlina vazhdon ulje-ngritjet si pasojë e tensioneve të Brexit dhe këtë të premte ka rënë me 0.5 lekë, duke arritur kështu kuotën e 142.5.
Dollari nga ana tjetër vazhdon të qëndroje në të njëjtat nivele duke mos pasur luhatshmëri. Ditën e sotme Dollari këmbehet në pikat e këmbimit valutor në kuotën e 110.2 lekëve.
Për sa i përket monedhave të tjera të huaja, Franga zvicerane ka rënë me 0.4 pikë krahasuar me ditën e djeshme duke arritur kuotën e 107.8 lekëve. Dollari Australian dhe ai kanadez gjithashtu kanë pasur rënie duke arritur kështu përkatësisht në kuotën e 77.2 dhe 81.5 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.