Këmbimi valutor/ Valutat e huaja ‘fitojnë’ qëndrueshmëri përballë lekut – Forcohet dollari amerikan
Monedha e Eurozonës ditën e sotme shënon një vlerë të qëndrueshme krahasuar me ditën e djeshme, në kuotën e 123 lekëve.
Ndërkohë luhatje nuk janë regjistruar as tek valutat e tjera kryesore në tregun e këmbimit valutor, sipas të dhënave të Credins Bank. Konkretisht nuk ka pasur lëvizje për dollarin kanadez dhe paundin britanik të cilat vazhdojnë të këmbehen sot përkatësisht me 81.5 lekë dhe 143.2 lekë.
Rritje të lehtë ka pësuar dollari amerikan duke kapur vlerën e 110 lekëve.
Ndërkaq dollari australian ka regjistruar një rritje me 0.3 pikë duke kapur vlerën e 77 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.