Këmbimi valutor/Dollari vijon rënien, shitet për 113.4 lekë – Dobësohen monedhat e tjera
Rënia e Dollarit Amerikan në tregjet ndërkombëtare ditën e sotme është reflektuar edhe në kursin e këmbimit kundrejt lekut, duke humbur 0.3 lekë kundrejt ditë së hënë dhe 0.9 lekë kundrejt së premtes. Tashmë, monedha e Shteteve të Bashkuara shitet për 113.4 lekë dhe blihet me 114.2 lekë.
Teksa euro u forcua ndaj dollarit, kundrejt lekut shqiptar përsëri nuk ka shenja luhatjeje dhe shitet tashmë prej javësh për 133.5 lekë dhe blihet me 134.2 lekë.
Ndërkohë, të gjitha valutat e tjera ndërkombëtare kanë pësuar një dobësim kundrejt lekut.
Ditën e sotme, Paundi Britanik shitet për 149.2 lekë dhe blihet me 150.2 lekë.
Me nga 0.2 lekë kanë rënë edhe Dollari Australian dhe ai Kanadez. Ata këmbëhen përkatësisht për 88 lekë dhe 90.3 lekë.
Ndërsa luhatjen më të madhe të ditës e ka patur franga zvicerane, e cila këmbehet për 115.8 lekë, nga 116.2 lekë ditën e hënë.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.