“Kemi bërë reformat e duhura” – Ministri Bushati: Në 2018 hapim negociatat me BE
Shqipëria do të hapë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, në pranverën e vitit 2018. Qëndrimi është përsëritur nga ministri i jashtëm dhe i Europës, Ditmir Bushati, gjatë raportimit në komisionin e jashtëm parlamentar. Zoti Bushati tha se qeveria shqiptare ka ndërmarrë reformat e duhura për hapjen e negociatave.
“Është krejt realiste që të mendohet që vitin tjetër Shqipëria të marrë vendimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Nuk ka vend për vetëlavdërim, sepse puna vazhdon dhe besoj se edhe vendimmarrja e BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim është thjesht stacioni i radhës dhe një stacion edhe më impenjativ dhe jo destinacioni ynë final”, tha Bushati.
Gjatë mbledhjes së komisionit pati edhe debate të forta me deputetët e opozitës, për situatën me kanabisin dhe krimin në vend, debat që solli edhe ndërprerjen e mbledhjes.
Arbër Hitaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.