Kënd lojërash për fëmijët e qytetit të Ersekës – Hapet tenderi/ Detajet e fotot e projektit
APP njofton se Bashkia e Kolonjës ka hapur tenderin për ‘Këndi i lodrave për fëmijët, qyteti Ersekë Bashkia Kolonjë viti 2021,(Faza I).’
Sipas informacionit të publikuar fondi limit i projektit është 2,083,333.00 Lekë ndërsa data e mbylljes së aplikimeve është 25 Tetor 2021, ora 11:00.
APP informon se në projekt do të përfshihen punime në natyrë, kënde dhe sheshim për kënde lojërash për fëmijët ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj do të jetë 2 muaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.