Keni filluar të bezdiseni nga opsioni “Last Online” i Instagram? – Ja se si ta çaktivizoni atë
Opsioni i fundit “Last Online” shkaktoi jo pak debat. Njerëzit filluan të bezdisen nga ideja se të tjerët mund ta shihnin se kur ata kishin qenë online për herë të fundit.
Por ka ardhur momenti të mos shqetësoheni më për këtë detaj pasi ashtu si u aktivizua ka dhe një mënyrë për t’u çaktivizuar.
Ja sesi të ç’aktivizoni “Last Online” në Instagram
Hapni aplikacionin e Instagram në iPhone ose Android
Shkoni në profilin tuaj në profilin tuaj
Në iOS klikoni ikonën Settings dhe më pas butonin Edit Profile. Përdoruesit e Android duhet të klikojnë menunë me tre pika vertifikale.
Në menunë Settings shtypni opsionin e ri Show Activity Status. Ç’aktivizojeni dhe askush nuk do të shohë më se kur keni qenë online për herë të fundit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.