Këpucë numër 75 – Ja ‘shpikja’ e pazakontë e Rumanisë për të ruajtur distancimin social
Një këpucar ka krijuar këpucët prej lëkure me madhësi 75, si një mënyrë që përdoruesit të praktikojnë distancimin social, pasi vunë re se njerëzit nuk po ndiqnin udhëzimet e sigurisë në mesin e pandemisë koronavirus. Grigore Lup, nga qyteti i Transilvanisë i Cluj në Rumani, ka prodhuar këpucë lëkure për 39 vjet.
Kur goditi pandemia, këpucari, dyqani i të cilit “mbështetet shumë në porosi nga teatrot dhe shtëpitë e operave në të gjithë vendin, si dhe ansamblet tradicionale të vallëzimit popullor”, sipas Reuters, pa biznesin e tij të pësonte një impakt shumë negativ.
Sidoqoftë, sipas Lup, pasi kufizimet lehtësoheshin në të gjithë Europën, ai kuptoi se njerëzit nuk po e merrnin seriozisht distancimin shoqëror – kështu që erdhi me idenë e këpucëve të gjata si një mënyrë për ta mbajtur distancën e tyre.
Ju mund ta shihni atë në rrugë, njerëzit nuk po respektojnë rregullat e distancës sociale,” u shpreh Lup. “Unë shkova në treg për të blerë fidane për kopshtin tim. Nuk kishte shumë njerëz atje por ata vazhduan të afroheshin dhe afroheshin. “Nëse dy njerëz të veshur me këpucë do të ishin përballë njëri-tjetrit, do të kishte pothuajse një metër e gjysmë largësi midis tyre.”
Këpucët në fjalë, të përshtatura nga një model i mëparshëm Lup i bërë për aktorët, janë me madhësi evropiane 75 dhe kërkojnë pothuajse një metër katror lëkurë. Lup ka marrë deri më tani pesë porosi për këpucët 115 dollarësh, për të cilat i duhen dy ditë për t’i bërë.
Në mediat sociale, këpucët unike janë pritur mirë, me shumicën e njerëzve që i krahasojnë ato me lopatat e këmbëve për zhytësit nënujor.
Në Rumani, ka pasur 19.669 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 1,288 vdekje, sipas shifrave të fundit.(reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.