Keqpërdorën fondet e Bashkimit Europian – Ish ministrja kroate në arrest
Një ish-ministër i qeverisë kroate është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian EPPO njoftoi se gjithsej katër persona u akuzuan për mashtrim.
Të dyshuarit përballen me akuza në lidhje me “procedurën publike për blerjen e sistemeve të IT” dhe janë ndaluar nga policia.
Veprat e supozuara janë kryer brenda Ministrisë Kroate për Zhvillimin Rajonal dhe fondeve të BE-së.
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç më vonë konfirmoi se ish-ministrja e qeverisë Gabrijela Žalac ishte një nga të dyshuarat.
Zhalaç, një anëtar i partisë në pushtet HDZ, shërbeu nën Plenkoviç si ministër i zhvillimit nga 2016 deri në 2019 përpara një riorganizimi të qeverisë. Kreu i Agjencisë Qendrore të Financave dhe Kontraktimit të Kroacisë (SAFU) thuhet gjithashtu se është arrestuar.
EPPO tha në një deklaratë se kishte kryer “aktivitete urgjente për të mbledhur prova” së bashku me policinë kroate kundër korrupsionit.
Organi me qendër në Luksemburg filloi punën e tij në qershor për të luftuar përdorimin mashtrues të buxhetit të BE-së.
Kryeministri Plenkoviq tha se ishte i befasuar për arrestimin e Zhalaçit, por theksoi se “institucionet gjyqësore janë të pavarura dhe bëjnë punën e tyre”.
Lufta kundër korrupsionit ishte gjithashtu një nga kushtet për anëtarësimin e Kroacisë në bllok në vitin 2013.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.