Kequshqyerja dhe ekonomia, Jehle: Situata në Shqipëri, problematike
Shqipëria përfshihet në grupin e vendeve që paraqet probleme të mëdha sa i përket kequshqyerjes, obezitetit dhe mungesës së edukimit për një dietë të balancuar. Shkak kryesor për këtë është edhe gjendja ekonomike në vend.
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO) për Shqipërinë, njëkohësisht dhe nëndrejtor i FAO për Europën dhe Azinë Qendrore, Raimund Jehle, në një intervistë për TV SCAN, bën një pasqyrë të plotë të problemeve që ka vendi ynë në këtë drejtim.
Përfaqësuesi i FAO sugjeron se për të përmirësuar përmirësuar situatën duhet më shumë punë nga institucionet kompetente, bashkëpunim më i madh me fermerët si dhe më shumë vëmendje në edukim.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.