“Kërcejnë” Dollari dhe Paundi, fitojnë mbi 1 pikë brenda natës! Forcohen ndjeshëm edhe Euro e Franga
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë të kuotës përballë monedhës vendase mëngjesin e sotëm me 1.3 pikë nga dita e djeshme teksa blihet me 114 lekë dhe shitet me 115.3 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje prej 1 pikë në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 142.7 lekë dhe shitet me 144 lekë.
Monedha europiane blihet sot me 120.7 lekë dhe shitet me 121.4 lekë duke fituar edhe ajo pikë nga dita e mërkurë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim këtë mëngjes duke fituar edhe ajo pikë teksa blihet këtë të enjte me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.