Kërcënimi më i ri i Trump, plani për një luftë monetare
Presidenti Donald Trump është gati të kthejë tregun e monetar global prej 5.1 trilionë në ditë në një fushë beteje në luftën e tij të ardhshme tregtare, me një propozim që ka vendosur dy agjenci qeveritare të SHBA-së drejt përplasjes.
Propozimi i Departamentit të Tregtisë për të imponuar tarifa kundër-balancuese në vendet, që sipas tij, kanë zhvlerësuar monedhën e tyre, ka alarmuar përgjegjësit e departamentit të Thesarit sipas burimeve pranë këtyre institucioneve. Ata janë dyshues rreth ndërprerjeve të tregut si dhe të politizimit të politikave të këmbimit valutor. Një pjesë e punës së Thesarit është të monitorojë partnerët tregtarë të SHBA për manipulimin e monedhës.
Propozimi është pjesë e një përshkallëzimi dramatik të luftës tregtare të Trump. Javën e kaluar, presidenti tha se do të vendoste tarifat në rritje për të gjitha mallrat meksikane në rast se vendi nuk frenon migrimin e paligjshëm në SHBA. Më 10 maj, Trump ngriti tarifat në një tjetër 200 miliardë dollarë në mallra kineze, pasi tha se Pekini i refuzoi dispozitat e tentativës për një marrëveshjeje tregtare. “Administrata e Trump ka sinjalizuar qartësisht se konfliktet monetare janë përparësi e ardhshme në luftën tregtare kundër vendeve me të cilat SHBA-të ka deficite të mëdha tregtare”, tha Eswar Prasad, profesor i ekonomisë në Universitetin Cornell.
Burimi: Bloomberg
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.