Kërkesa e Indisë për naftë IEA: ”Pritet të kalojë Kinën këtë vit. Do të varet nga Lindja e Mesme”
Kërkesa e naftës në Indi pritet të kalojë Kinën në mes të këtij viti, ndërkohë që ka investuar më shumë në rafineri, por njëkohësisht do të bëhet më e prekur ndaj ndërprerjeve të ofertës në Lindjen e Mesme, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Kërkesa e Indisë për naftë pritet të arrijë 6 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2024, nga 4.4 milionë fuçi në ditë që ishte në 2017-ën. Megjithatë, prodhimi vendas pritet të rritet lehtë, duke e bërë vendin më të varur ndaj importeve dhe më të cënuar ndaj ndërprerjeve të ofertës në Lindjen e Mesme.
Agjencia deklaroi se India do të jetë nxitës kryesor i kërkesës botërore të naftës. Rritja e kërkesës në Kinë pritet të jetë më e ulët në mes të 2020-ës dhe ky hendek pritet të bëhet më i madh me kalimin e kohës. Nafta Brent e Londrës preku 70 dollarë për fuçi këtë javë prej rritjes së tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, ç’ka vendos në rrezik tregje në zhvillim si India. India është tejet e varur ndaj furnizimeve nga Lindja e Mesme, ashtu si homologët aziatikë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë i bëri thirrje vendit se është e rëndësishme që të zgjerojë rezervat e naftës. India është rafinuesi i katërt më i madh në botë dhe një eksportues neto i karburantit të rafinuar. Vendi planifikon të rrisë kapacitetin e rafinimit në 8 milionë fuçi në ditë deri në 2025, nga 5 milionë që ka aktualisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.