Kërkesat e prodhuesve, Shkodra: Politikat fiskale të orientohen sipas sektorëve
Shoqatat e biznesit tashmë “po ziejnë’ nga ndryshimet dhe propozimet që duhet të dërgojnë pranë qeverisë për paketën fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, në një intervistë për TV SCAN, u shpreh se politikat fiskale të qeverisë duhet të orientohen sipas sektorëve prioritarë. Sipas tij, bujqësia dhe agropërpunimi duhet të lehtësohen më tepër.
Ndërsa në lidhje me ndryshimet që mund të bëjë qeveria në uljen e tatimit mbi të ardhurat personale, premtim i bërë para zgjedhjeve, Shkodra shprehet, për të lehtësuar shtresën e mesme të shoqërisë.
Edhe pse nuk iu është lënë shumë kohë për shqyrtimin e paketës fiskale, komuniteti i biznesit pritet që në fillim të javës së ardhshme të paraqesë sugjerimet dhe kërkesa e tij. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes pritet të që ti mbledhë kërkesat e biznesit për ti paraqitur pranë financave me një draft te vetëm.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.