Kërkesat e tregut – Ekspertët fiskalë, domosdoshmëri për biznesin
Zhvillimi i tregut të lirë, por edhe mosnjohja e legjislacionit ka krijuar një domosdoshmëri që bizneset të këshillohen nga një ekspert fiskal.
Ramadan Kondi, Lektor i të drejtës tatimore, pranë Institutit të Ekspertëve Fiskalë, u shpreh në një intervistë për “TV SCAN”, se nisma e re ligjore është në mbështetje të tyre dhe të sipërmarrjeve. Por lidhur me kundërshtimin e ekspertëve kontabël për këtë nismë, Kondi thotë që janë dy gjëra krejt të ndryshme, kontrolli dhe konsulenca.
Tashmë në procedurat parlamentare është përfshirë për diskutime projektligji për funksionimin e ekspertëve fiskalë. Kjo nismë propozuar nga deputeti Gjovalin Kadeli, përcakton funksionimin e Institutit të Ekspertit Fiskal, kushtet dhe provimet për të përfituar lejen e ushtrimit të profesionit.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.