Kërkesat për buxhetin 2018 – Financat përfundojnë fazën e dëgjesave me institucionet
Institucionet buxhetore kanë paraqitur tashmë kërkesat e tyre për buxhetin e vitit të ardhshëm pranë dikasterit të Financave. Aktualisht, specialistë të kësaj Ministrie kanë nisur punën për hartimin e draf-buxhetit për vitin e ardhshëm.
Sipas tyre, prej mëse një muaji pranë financave kanë ardhur kërkesat e institucioneve buxhetore për fondet që pretendojnë të marrin për vitin buxhetor 2018. Referuar afateve për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 2018-2020 në të cilën përfshihen edhe propozimet për investimet publike, është deri më datë 1 maj 2017.
Sipas afateve, përkatësisht në periudhat 22 maj – 02 qershor 2017 dhe 18 shtator – 29 shtator 2017, ku Ministria e Financave zhvillon seancat dëgjimore me të gjithë anëtarët e Grupeve të Menaxhimit Strategjik të Njësive të Qeverisjes Qendrore.
Në këto seanca marrin pjesë gjithashtu, përfaqësues nga Departamenti i Programimit të Zhvillimit të Financimeve dhe Ndihmës së Huaj, Ministria e Integrimit Evropian, si dhe një përfaqësues për çështjet gjinore nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në rolin këshillimor.
Në këto seanca jepen konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse, sipas fushave përkatëse nga përfaqësuesit e institucioneve, të cilat përfshihen në raportin përmbledhës të përgatitur nga Ministria e Financave, raport i cili u dërgohet zyrtarisht Njësive të Qeverisjes Qendrore.
Ndryshimet në ligjin e manaxhimit buxhetor, të bëra një vit më parë, sollën rregulla të reja që eliminojnë keqadministrimin e buxhetit. Konkretisht ndryshimet prekën kontrollin e shpenzimeve në vitet kur ka zgjedhje, si dhe veprimtaritë ekstrabuxhetore, përfshirë Partneritetin Publik-Privat.
Afatet për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 2018-2020
Datat kryesore të Kalendarit të Menaxhimit të Shpenzimeve Publike për vitin 2017, të detyrueshme për t’u zbatuar për qëllim të këtij Udhëzimi, janë:
– Afati për dorëzimin e Kërkesave të Programit Buxhetor Afatmesëm 2018-2020 për Fazën I, në të cilën përfshihen edhe propozimet për investimet publike, është deri më datë 1 maj 2017;
– Udhëzimi Plotësues i Përgatitjes së Buxhetit, duhet të shpërndahet tek Njësitë e Qeverisjes Qendrore pas miratimit të draftit të parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2018-2020 nga Këshilli i Ministrave, brenda datës 7 korrik 2017;
– Afati për dorëzimin e Kërkesave të Programit Buxhetor Afatmesëm 2017-2019 për Fazën II, është deri më datë 1 shtator 2017;
– Datat e seancave dëgjimore të Programit Buxhetor Afatmesëm 2018-2020, për Fazat I e II, paraqiten në Tabelën nr.2, bashkëlidhur këtij Udhëzimi. Përkatësisht në periudhat 22 maj – 02 qershor 2017 dhe 18 shtator – 29 shtator 2017, Ministria e Financave do të zhvillojë seancat dëgjimore me të gjithë anëtarët e Grupeve të Menaxhimit Strategjik të Njësive të Qeverisjes Qendrore.
Në këto seanca do të marrin pjesë gjithashtu, përfaqësues nga Departamenti i Programimit të Zhvillimit të Financimeve dhe Ndihmës së Huaj, Ministria e Integrimit Evropian, si dhe një përfaqësues për çështjet gjinore nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në rolin këshillimor, gjatë të cilave do të diskutohen kërkesat për Programit Buxhetor Afatmesëm 2018-2020 të dërguara prej tyre.
Në këto seanca do të jepen konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse, sipas fushave përkatëse nga përfaqësuesit e institucioneve të sipërcituara, të cilat do të përfshihen në raportin përmbledhës të përgatitur nga Ministria e Financave, raport i cili u dërgohet zyrtarisht Njësive të Qeverisjes Qendrore.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.