Kërkimi Ekonomik, Sejko: I rëndësishëm për politikat e BSH
Banka e Shqipërisë organizoi seminarin e 11-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore.
Ky seminar, i organizuar për të njëmbëdhjetin vit radhazi nga Banka e Shqipërisë, ka për qëllim të nxisë diskutimin dhe promovimin e kërkimit ekonomik, si dhe bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore.
Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të bankave qendrore të rajonit, akademikë nga universitete dhe institucione financiare ndërkombëtare si dhe ekspertë të Bankës së Shqipërisë.
Punimet e seminarit u përshëndetën nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili theksoi se kërkimi ekonomik në Bankën e Shqipërisë, ashtu si në bankat e tjera qendrore evropiane, është një funksion mjaft i rëndësishëm, që ka mbështetur me sukses proceset e formulimit dhe zbatimit të politikës monetare.
Më konkretisht, kërkimi ekonomik ka dhënë kontributin e tij nëpërmjet ofrimit të metodologjive të reja, të cilat janë përvetësuar si instrumente të analizës dhe parashikimeve, nga departamentet e tjera si politika monetare, stabiliteti financiar apo mbikëqyrja bankare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.