KESH hap tenderin me vlerë 134.2 mln lekë për riparimin e automjeteve
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur procedurat e tenderimit për riparimin e automjeteve të KESH sh.a për një periudhë tre vjeçare. Për kryerjen e shërbimeve është vënë në dispozicion një fond limit prej 134.2 milionë lekë, nga të cilat 44.7 milionë janë parashikuar për vitin 2018.
Periudha e garancisë teknike për riparimet dhe shërbimet e mirëmbajtjes teknike të automjeteve, duke përfshirë pjesët e këmbimit dhe gjithçka tjetër që do të përdoret gjatë kryerjes së riparimeve, do të jetë:
1.Goma të rrotave të mjetit 30,000 kilometra,
2.Vaj – Filtra (komplet) 8,000 kilometra,
3.Ferrota 20,000 kilometra,
4.Rrip Motori 50,000 kilometra,
5.Rrip Dinamo 30,000 kilometra,
Operatorët ekonomikë të interesuar do të kenë mundësi të dorëzojnë ofertat e tyre deri më datë 24 shtator, që është edhe afati i fundit. Sa i takon afatit kohor për zbatimin e kontratës, parashikohet një kohëzgjatje prej 36 muaj.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.