Këshilla ligjore e Cox, sjell zhvillime të reja për ‘Brexit’
Prokurori i Përgjithshëm, Geoffrey Cox foli rreth marrëveshjes së rishikuar të ‘Brexit’ të Theresa May, duke thënë se rreziku ligjor i kundërshtimit irlandez ishte i pandryshuar. Kjo i jep ligjbërësve pro-Brexit një justifikim për të refuzuar marrëveshjen në një votim të ardhshëm.
Sekretari i ‘Brexit’ Steve Barclay, tha se “mund të ketë nevojë për një zgjatje teknike” për të lejuar Mbretërinë e Bashkuar, të përfundojë përgatitjet për largimin e saj nga blloku.
“Nuk është brenda kontrollit të kësaj Dhome,” tha Barclay. “Nuk është një vendim i njëanshëm. Ky do të jetë një vendim i marrë nga BE “.- shprehet ai.
Kjo sugjeron se çdo zgjatje e kërkuar nga Britania nuk do të shkojë më shumë sesa përtej zgjedhjeve evropiane të 23-26 majit. Është e qartë që May dhe kabineti i saj po luftojnë për çdo votë, pavarësisht këshillave të Cox.
Një ministër i kabinetit tha se e gjithë vëmendja do të jetë në deklaratën e Cox tek Commons. Këshilla e tij ligjore ofron një mbulim politik për pro-Brexit që duan të ndryshojnë mendjen dhe të mbështesin marrëveshjen e May, tha ministri. Ndërsa sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock ka shkruar në Twitter se ka “mbështetjen e fortë të qeverisë” për marrëveshjen e Brexit.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.