Këshilli i Investimeve hap pyetësorin për sektorin privat- Anketa, mbi klimën e investimeve
Këshilli i Investimeve ka hapur një anketim për bizneset në Shqipëri dhe problematikat me të cilat këto të fundit hasen.
Kjo anketë, e cila do të jetë anonime për çdo individ që do të përgjigjet, shërben për të kuptuar më shumë sektorin privat, nga pikëpamja e tyre.
Të dhënat që do të nxirren nga anketa do të përpunohen nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve dhe rekomandimet, së bashku me analizën e të dhënave të nxjerra, do të prezantohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Investimeve.
Pyetjet e anketës lidhen me kontrollin tatimor, rimbursimin TVSH-së, informalitetin apo ndërveprimin me njësitë e vetë-qeverisjes vendore. Më poshtë, linku i anketës:
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.